Përhap diturinë, jo virusin

Ne ofrojmë informata ekspertësh se si të ndalet COVID-19 ashtu që ti të kesh mundësi të veprosh me vetbesim

Shih rekomandimet tona për individët, familjet, punëdhënësit, dhe qeveritë.

NECSI President, Prof. Yaneer Bar-Yam

EndCoronavirus udhëhiqet nga Yaneer Bar-Yam, kryetar i New England Complex Systems Institute. Yaneer është fizicient i shkolluar në MIT dhe shkencëtar i kompleksitetit i cili studion pandemitë. Tashmë 15 vjet ai ka paralajmëruar për pandemitë globale si rezultat i udhëtimeve të shpeshtuara. Ai ka rekomanduar monitorim të simptomave brenda komuniteteve për të ndaluar Ebolan në Afrikën Perëndimore gjatë vitit 2014, dhe kjo gjë ka funksionuar

Bashkangjitju më shumë se 5000 vullnetarëve në grupin tonë për të luftuar COVID-19: Bashkangjitu


Mënyra më e shpejtë dhe e vetme për të ndaluar COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është një bllokim kombëtarë për pesë javë.

Tre rekomandimet tona kryesore për qeveritë

1. Bllokimi

Në pjesën ma të madhe të Evropës dhe Amerikës Veriore, rritja e vrullshme e COVID-19 nënkupton që një bllokim i fuqishëm për 4 - 6 javë është i domosdoshëm për të ndaluar përhapjen. Në aspektin politik mund të jetë e vështirë të implementohen bllokime të këtilla, dhe gjithmonë përfshijnë kosto domethanëse afat-shkurta ekonomike dhe shoqërore. Por efektet e tyre janë dramatike, dhe kohëzgjatja e tyre është e shkurtë. Dy muaj pasi Kina implementoi bllokimin, atje është eliminuar tërësisht përhapja lokale e COVID-19. Tani, ëuhan është më i sigurt se Londra apo New Yorku, dhe ekonomia në Kinë tashmë është në rimëkëmbje e sipër. Pa bllokimin strikt të Kinës, dëmi ekonomik i COVID-19 në Kinë do të ishte shumëfish (dhjetra e qindra) herë më i madh.

Gjatë një bllokimi të fort, rajonet që janë më pak të prekura nga virusi mund të ndihmojnë që t'u sigurohen resurse rajoneve të prekura. Bllokimi gjithashtu mundëson kohë që të rritet furnizimi me komplete testimi për COVID-19 si dhe kapaciteti për t'i procesuar ato. Nëse numri i infeksioneve zvogëlohet në mënyrë dramatike përmes bllokimit dhe nëse ndërmirret një regjim i testimeve masive, COVID-19 mund të futet nën kontrollë pas pesë javësh pa masat ekstreme të distancimit shoqëror. Një bllokim i fuqishëm do të zvogëlonte edhe damin e shkaktuar individëve, edhe atë të shkaktuar ekonomisë.

2. Testimi masiv, Gjurmimi i kontakteve, dhe Izolimi

Testimi masiv për COVID-19 së bashku me gjurmimin e kontakteve dhe më pas izolimi i kontakteve të individëve të infektuar është intervenimi që shkakton më së paku dëm ekonomik dhe shpëton shumë jetë. Singapuri dhe Korea kanë dëshmuar se kjo mënyrë funksionon për të mundur COVID-19.

Qeveritë do të duhej përdorur strategjitë në vijim për të ndaluar COVID-19:

  1. Gjurmimi i kontakteve: Izolimi, monitorimi, dhe testimi i secilit që ka qenë në kontakt me një individ që dihet se është infektuar.

  2. Testim gjenerik simptomatik: Testimi i secilit në zonën gjeografike të individit të infektuar për simptomat e COVID-19 si shembull temperatura e lartë.

  3. Marrja e mostrave: Testimi i individëvë të përzgjedhur në mënyrë të rëndomt në mesin e popullatave me rrezik të lartë siq janë burgjet, shtepitë e shëndetit, dhe konviktet.

Vendet, veçanërisht në Azi, që kanë ekspertizën e nevojshme do të duhej të ndihmojnë pjesët tjera të botës për ngritjen e kapaciteteve të ekspertizës. Ekipat e gjurmimit të kontakteve duhet të trajnohen dhe vendet duhet të rrisin vrullshëm testimin. Vendet do të duhej përdorur kapacitetet e testimit në institucione akademike dhe korporata.

3. Kufizimi i mobilitetit pa ndërprerë furnizimet esenciale dhe kujdesin mjekësor

Udhëtimi nga zonat me shpërthim aktiv do të duhej të ndalohej. Secili individ do të duhej të karantinohej për 14 ditë kur të hyj në zonat tjera. Aty ku ka shpërthime aktive, kufizimi i mobilitetit duke lejuar vetëm udhëtimet e domosdoshme i mundëson zonave me më pak raste që të marrin kontrollë më të shpejtë mbi situatën me më pak intervenime. Aftësia për rimëkëmbje më të shpejtë është e rëndësishme për rimëkëmbjen ekonomike dhe për aftësinë për t'i ndihmuar zonave që janë prekur më shumë.


Udhëzimet për individ dhe familje

Jeta e përditshme dhe COVID-19 (PDF)

  • Çfarë të bëhet lidhur me: Ndërtesat e banimit, marketet, aktivitetet e domosdoshme, porositë e pranuara me postë

Udhëzimet për familje (PDF)

  • Udhëzimet tona të përgjithshme për familjet

Udhëzimet për vetizolim (PDF)

  • Çka duhet bërë kur: Jetoni vet, Ndani vendbanimin me dikë tjetër

Udhëzimet për shëndetin e sistemit të frymëmarrjes (PDF)

  • Çka mund të bëni për të reduktuar rrezikun e një rasti të rëndë të COVID-19

Udhëzime tjera për familje →




Për përditësimet dhe rekomandimet më të reja, përcillni Yaneer Bar-Yam dhe End Coronavirus Dot Org në Twitter.