Udhërrëfyesit e reagimit të hershëm ndaj përhapjes

Përhapja e koronavirusit me origjinë nga Wuhan ka rreth 20% raste të rënda dhe 2% vdekje. Një periudhë tipike e inkubacionit është 3 ditë, por mund të zgjasë deri në 14 ditë, dhe raportet ekzistojnë për raste prej 24 dhe 27 ditë. Ky virus është shumë leht i transmetueshëm me një rritje nga dita në ditë prej 50% në raste të reja (shkalla e infeksionit R0 prej rreth 3-4) përveç nëse bëhen ndërhyrje të jashtëzakonshme. Nëse bëhet një pandemi e përhapur ose endemi, ajo do të ndryshojë jetën e të gjithëve në botë. Është e domosdoshme të veprohet për të mbyllur dhe ndaluar shpërthimin dhe të mos pranohet përhapja e tij. Ne ofrojmë këto Udhërrëfyes për veprim individual, komunitar dhe qeveritar.

Shkarkoni udhërrëfyesit si PDF

Udhërrëfyes thelbësor lidhur me koronavirusin

Udhërrëfyes për familje

Udhërrëfyes për institucionet me rrezik të lartë

Udhërrëfyes për vetë izolim

Testimi masiv mund të ndalojë përhapjen e koronavirusit

Udhërrëfyesit për bizneset

Rekomandime për hartuesit e politikave

Udhërrëfyes për individ, komunitete, dhe qeveri

Shëndeti i sistemit të frymëmarrjes për rezultate më të mira ndaj COVID-19

Udhërrëfyes për supermarkete, dyqane ushqimore dhe farmaci

Udhërrëfyes të tjera të dobishëm

Manuali i COVID-19 për parandalim dhe trajtim

Menaxhimi i gjakut të pacientëve gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2020

Udhërrëfyesit për familje

Në fushat e rrezikut të shtuar, ku qeveria nuk po ndërmerr veprime të duhura, mbrojtja e familjes ose grupit është sfiduese. Përhapja e zjarrit kërkon gjurmë kashte. Në mënyrë të ngjashme, përhapja e COVID-19 kërkon një zinxhir individësh të ndjeshëm. Zgjidhja është:

Ulja e kontaktit midis familjes dhe të tjerëve, dhe përmbushja e nevojave thelbësore, dhe me rritjen e rrezikut Krijoni një hapësirë ​​të sigurt që mbron ata që janë në të me marrëveshje të përbashkët të mos jenë në kontakt fizik të pambrojtur me të tjerët ose me sipërfaqe që preken nga të tjerët. Hapësira e sigurt frenon gjithashtu përhapjen sepse ata që gjenden në hapësirën e sigurt nuk marrin pjesë në transmetimin e sëmundjeve. Anëtarët e një hapësire të sigurt mund të kombinohen me të tjerët për të zgjeruar me kujdes hapësirën e sigurt ose për të krijuar hapësira të reja. Më poshtë janë udhërrëfyesit tanë për familjet.

 
 

Ulja e kontaktit midis familjes dhe të tjerëve:

  • Lexoni me kujdes udhërrëfyesit tanë për individët dhe ndani ata me anëtarët e familjes. Diskutoni me ta se si të zvogëloni kontaktin e tyre me të tjerët.

  • Mbledhjet e familjes le të jenë virtuale. Përhapja e tanishme ose do të mposhtet ose do të na përfshijë të gjithëve. Nëse mposhtet, disa muaj nga tani do të kthehemi në normalitet.

  • Në rastin tjetër, do të nevojiten veprime të ndryshme. Sigurohuni që ju dhe anëtarët e familjes tuaj të keni furnizimet e nevojshme, përfshirë ilaçet që kërkojnë recetë. Konsideroni anëtarët e cenueshëm të familjes, përfshirë të moshuarit, por edhe cilindo mbi 50 vjeç, dhe ata me kushte shëndetësore kronike, lidhur me rrezikun e kontaktit me të tjerët. Zvogëloni kontaktin e tyre, u siguroni mbështetje që u mundëson atyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos shkojnë në hapësira publike.

  • Konsideroni mundësinë që të lëvizni përkohshëm individët që janë në hapësira kolektive (bashkësi pensioni, shtëpi të pleqve e të ngjashme, etj.) në akomodime më të izoluara, përfshirë shtëpi private, ose objekte tjera për grupe më të vogëla.

  • Kur nuk është e mundur të zvogëlohen kontaktet, bisedoni me ata që janë përgjegjës për hapësirat kolektive që të rrisin nivelin e masave të ndërmarra kundër transmetimit.

  • Shmangni tubimet dhe vendet publike duke përfshirë mbledhitë dhe restorantet, veçanërisht ato në hapësira të mbyllura.

Krijimi i hapësirave të sigurta në kushte të rrezikut të lartë:

  • Qëllimi kryesor i një hapësire të sigurt është që një grup njerëzish të formojnë një njësi të vetmuar që zvogëlon kontaktet fizike me individët e jashtëm në minimum, dhe në të njëjtën kohë të jenë në gjendje të përmbushin nevojat vetanake dhe të mos kenë nevojë për mbështetje nga jasht.

  • Individët nuk kanë nevojë të presin për veprime të drejtuara nga qeveria, nga lart poshtë. Në mungesë të ndërhyrjes agresive, sistematike, edhe hapësirat e sigurta të vetëorganizuara ndihmojnë individët. Duke shkallëzuar në mënyrë progresive, zonat e sigurta mund të ngadalësojnë ose madje të ndalojnë shpërthimet lokale.

  • Hapësirat e sigurta mund të fillojnë nga familja ose grupi i njerëzve që ndajnë një banesë të vetme. Mund të bëhet edhe kombinimi i disa hapësirave të qëndrimit, përfshirë lëvizjen ndërmjet tyre (p.sh. duke ecur apo vrapuar), nëse vendosen dhe respektohen protokolle të sigurta. Për të krijuar me sukses një hapësirë ​​të sigurt, secili pjesëmarrës duhet të pajtohet me parimet e minimizimit të kontaktit fizik të jashtëm dhe t'i përmbahet atyre. Gjithashtu duhet të ketë udhërrëfyes të qartë për mënyrën e veprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet vete. Anëtarët e të njëjtës hapësirë ​​të sigurt duhet të jenë të sinqertë në lidhje me historinë e udhëtimit dhe gjendjen e tyre shëndetësore, dhe të ndjehen përgjegjës për shëndetin e njëri-tjetrit.

  • Në mënyrë që individët të bëhen pjesë e një hapësire ​​të përbashkët, mund të duhet të aranzhohen me punën, shkollat, familjen dhe miqtë. Qëndrimi në shtëpi gjatë orarit të punës me miratimin e një punëdhënësi, ose marrja e një pushimi, mund të jenë të nevojshme.

  • Planifikimi i një periudhe kohore të zgjatur (të paktën një ose më shumë javë) në një hapësirë ​​të sigurt duhet të bëhet paraprakisht, duke përfshirë marrjen e furnizimeve, por gjatë furnizimit ushtroni kujdes shtesë duke pasur parasysh ekspozimin e mundshëm ndaj turmave. Strategjitë e mbijetesës në natyrë mund të jenë të dobishme në këtë kontekst. Të dish të planifikosh përpara për nevojat është thelbësore pasi që secilën herë që shkojmë për t'u furnizuar bartim rrezik.

  • Kur të jetë e mundur, porositni që t'ju sjellin gjërat në shtëpi, duke përfshirë ushqimin ashtu që sa më pak të ju duhet të shkoni në dyqan. Duhet patur kujdes meqë secila gja që ju sjellet është prekur nga ndokush. Përveç nëse ka marrëveshje me ofruesit e shërbimit që të shfrytëzohen dorëzat, në zonat me përhapje aktive këshillohet larja apo dezinfektimi i gjësendeve.

  • Për aktivitetet esenciale, duke përfshirë furnizimin, gjatë të cilave një dozë e kontaktit fizik është e pashmangshme, pjesëtarët do të duhej të planifikonin paraprakisht që të veprojnë në mënyrë efiçiente dhe të minimizojnë kohëzgjatjen dhe masën e kontaktit. Largimi nga dhe kthimi në hapësirë përfshinë masa paraprake. Përdorni mbrojtjen e duhur personale, duke përfshirë dorëzat apo gjëra të cilat mund t'i hidhni (letra për tharje) për të prekur apo manipuluar gjësendet që nuk do të duhej prekur, sanitizues apo alkool për duar, dhe maska për fytyrë. Kthimi në hapësirë kërkon larjen apo dezinfektimin para (e preferueshme) apo pas hyrjes.

  • Promovoni komunikimin e brendshëm dhe kujdesin për njëri tjetrin që të mbani anëtarët e hapësirës në marrëdhënie të mira dhe me shëndet të mirë mendor. Është thelbësore që të kuptohet që emergjenca e tanishme kërkon veprime të jashtëzakonshme dhe sakrifica. Edhe pse mund ta zbusë situatën, kjo nuk mund ta zëvendësoj rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë.

  • Pjesëtarët e hapësirës së sigurt do të duhej të siguronin informatat lidhur me veprimet që duhet ndërmarrë në rast se një apo më shumë pjesëtarë të hapësirës shfaqin simptoma. Veprimet dallojnë varësisht prej shtetit/lokacionit, dhe ndryshojnë në kohë. Pjesëtarët do të duhej të informojnë secilin në grup lidhur me planin e përditësuar të veprimit në raste emergjente dhe për informatat e kontakteve. Në rast se ndonjëri nga pjesëtarët shfaqë simptomat tipike, të tjerët do të duhej vepruar shpejt që t'i ndihmojnë që të testohet dhe të bëhet izolimi parandalues para se të arrijnë reuzltatet.

Gjersa përhapja vazhdon do të bëhet e pashmangshme që do të duhet të merren vendime të vështira që të dilet apo jo jasht hapësirës së sigurt për t'i ndihmuar familjes dhe miqve që nuk janë në një zonë të sigurt. Individët do të duhej të jenë të përgatitur për të marrë vendime të tilla.

Në kohë të rrezikut të lartë, do të ketë veprime të bëra pa qëllim e që do të cenojnë sigurinë. Për të shmangur reagimin e ashpër në ndonjë rast të caktuar, është e rëndësishme që të kuptohet se një veprim i vetëm ka gjasa të vogëla të bëj dam. Sidoqoftë, kur bëhen shumë veprime të tilla rreziku rritet në mënyrë dramatike. Është më e rëndësishme që të marrim mësim se sa të bëjmë akuza, të fajsojmë, apo denojmë.

Udhëzuesit për individ dhe komunitete

  • Merr përgjegjësi për shëndetin tënd dhe atë të lagjes tënde me vetëdije dhe disciplinë

  • Praktiko distancim shoqëror

  • Mos prek sipërfaqet në hapësira publike apo të përbashkëta

  • Shmangu nga mbledhitë

  • Shmangu nga kontakti i drejtpërdrejtë me të tjerët, pastro duart rregullisht, dhe mbaj maskë kur të jesh afër njerëzve që mund të jenë të infektuar

  • Mbulo gojën gjatë kollitjes/teshtitjes

  • Monitoro për ethe apo simptoma tjera të hershme të infeksionit (kollë, teshtitje, rrjedhje të hundës, dhembje në fyt)

  • Vet-izolohu nëse ke simptomat e hershme

  • Nëse simptomat vazhdojnë të zhvillohen, bëj plan të shkosh në mënyrë të sigurt në qendrën mjekësore sipas rekomandimeve të qeverisë; shmangiu transportit publik, mbaj maskë

  • Në zonat me rrezik të lartë, pjesëtarëve të komunitetit tënd pa kontakte personale siguroju domosdoshmëritë; furnizimet mund të lihen jasht derës së shtëpisë

  • Bashkëpuno me të tjerët që të krijosh hapësira të sigurta/komunitete të sigurt. Diskuto sigurinë me familjen dhe miqt, bisedo lidhur me udhërrëfyesit e sigurisë, informohu se kush po aplikon udhërrëfyes të sigurt, cakto politika të përbashkëta, ndaj me të tjerët nevojat, brengat si dhe mundësitë.

  • Mos i beso thashethemeve dhe mos shpërndaj dezinformata

Udhërrëfyesit për komunitete dhe qeveri

  • Nëse keni afër komunitete apo vende me infeksione aktive, bëni kontroll për simptoma në kufij

  • Vendosni në karantinë 14 ditore individ të rrezikuar që hyjnë në zona pa infektime

  • Në zonat me rrezik të lartë koordinoni ekipa në lagje për monitorim të komunitetit derë më derë për simptoma duke përdorur termometër me infrared dhe paisje për mbrojtje personale (PMP)

  • Ekipet e lagjeve që shkojnë derë më derë do të duhej të identifikonin edhe individ që kanë nevojë për shërbime mbështetëse

Udhërrëfyesit për qeveri

  • Përgaditni më herët burimet strategjike siq janë maskat, paisjet për mbrojtje personale, si dhe testet, dhe themeloni linjat e distribuimit

  • Identifikoni zonat ku janë konfirmuar infektimet apo dyshohet për to

  • Ndaloni transportimin e padomosdoshëm ndërmjet zonave të infektuara dhe atyre të painfektuara

  • Izoloni individët që dyshohet se janë infektuar si dhe ata që janë konfirmuar si të infektuar ndaras që t'iu ofrohet kujdesi në hapësirat e paracaktuara me burime adekuate mjekësore, duke përfshirë paisjet për mbrojtje personale (PMP)

  • Njerëzit me simptome do të duhej të përdornin një proces të dizajnuar në mënyrë të posaçme që të vendosen në hapësirat mjekësore të paracaktuara për testim, duke iu shmangur transportimit publik apo taksive

  • Vendosni në karantinë dhe testoni të gjithë rastet e dyshuar në afërsi të ndonjë rasti të identifikuar

  • Promovoni vetdijen publike:

  • Simptomat tipike dhe mënyrat e mundshme të bartjes

  • Theksoni që është shumë ngjitëse dhe se ka simptoma zakonisht të butë që të inkurajoni individët që të kërkojnë kujdes shëndetësor

  • Inkurajoni për higjienë më të mirë individuale, duke përfshirë larje të shpesht të duarve, bartje të maskave në zona publike, dhe shmangie të kontaktit në mes individëve

  • Ndaloni mbledhitë publike

  • Kushtoni vëmendje të veçantë monitorimit të shëndetit të njerëzve që hyjnë e dalin nga hapësira të mbyllura me densitet të lartë njerëzish sikur janë burgjet, hapësirat spitalore, ato të rehabilitimit dhe përkujdesit, shtëpitë e pleqve, bashkësitë e penzionerëve, konviktet, dhe hostelet.

  • Promovoni përgjegjshmërinë për komunitetin në zonat e infektuara

  • Në secilën lagje/komunitet, përzgjidhni një grup njerëzish puna e përditshme e të cilëve përfshinë kontakt të shpesht me njerëz. Monitoroni gjendjen e tyre në baza ditore që të detektoni infektimet dhe të parandaloni përhapjen

  • Komunikoni me dhe shpërndani burimet në zonat e largëta

  • Koordinohuni me komunitetet ndërkombëtare dhe OBSH-në që të ndani informata lidhur me identifikim e rasteve, historinë e udhëtimeve të pacientëve, trajtimet, strategjitë e parandalimit, dhe mungesën e materialit mjekësor

  • Planifikoni për trajtimin e pacientëve me simptoma të ngjashme e që nuk janë të infektuar me COVID-19

  • Në zonat me përhapje aktive

  • Mbyllni vendet e adhurimit, universitetet, shkollat, dhe korporatat

  • Kufizoni njerëzit në shtëpi dhe ofroni mbështetje që t'u dërgohen gjërat e nevojshme pa pas kontakt me ta

  • Kryeni kërkime derë më derë për individ me simptoma të hershme dhe që kanë nevojë për shërbime, duke ndërmarë masat e nevojshme për mbrojtje personale, dhe duke përfshirë edhe komunitetin në këto përpjekje

Udhërrëfyesit për biznese

Më poshtë është një listë e veprimeve të ndryshme që bizneset mund të ndërmarrin për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Kemi përfshirë masa të veçanta për hoteleri dhe shërbimet për masën (retail)

Vërejtje: Oda Ndërkombëtare Franceze është duke përdorur këta udhërrëfyes.

 
 

Të përgjithshme

  • Shpërndani te punëtorët dhe familjet e tyre njohuri lidhur me përhapjen e Koronavirusit dhe parandalimin

  • Zhvilloni politika të veçanta për organizatën tuaj për të zvogëluar bartjen e sëmundjes dhe sigurohuni që të implementohen ato me përpikmëri

  • Sigurohuni që punëtorët të dijnë që kur të kanë edhe simptomat më të buta do të duhej të mos janë në punë apo në takime me të tjerët dhe se nuk do të penalizohen për ditë pushimi Ngritni një sistem raportimi për rastet e mundshme

  • Sigurohuni që punëtorët të kenë sigurimin e duhur shëndetësor ashtu që të mos kanë frikë të kërkojnë ndihmë kur të kanë simptoma, madje edhe nëse ato janë të buta.

  • Bashkëpunoni me shërbimet lokale shëndetësore që të koordinoheni për testim të shpejtë të punëtorëve

  • Përgaditni gjërat bazike (sanitizuesit e duarve, alkoolin, maskat, termometrat pa kontakt/me infrared) që t'i keni në rast se gjendja përshkallëzon dhe punëtorët nuk kanë qasje në to

  • Forcimi i hallkave më të dobëta në organizatës zvogëlon cenueshmërinë

Takimet, udhëtimet, dhe vizitorët

  • Zëvendësoni takimet në zyre me ato virtuale

  • Lejoni punën prej shtëpise aty ku është e mundshme

  • Kufizoni udhëtimet në zonat me rrezik të lart (zonat e Kuqe, Portokalli, madje edhe ato të Verdha)

  • Eliminoni udhëtimet e padomosdoshme

  • Ndryshoni mënyrën e të bërit biznes ashtu që udhëtimet që mund të duken si esenciale të bëhen të padomosdoshme.

  • Reduktoni vizitorët dhe hartoni politika që të kategorizoni dhe refuzoni vizitorët bazuar në statusin e zonës prej nga vijnë dhe bazuar në Udhërrëfyesit mbi parandalimin e Koronavirusit për biznese. Kontrolloni simptomat e vizitorëve kur ata të vijnë.

Vendet e punës

  • Promovoni orar fleksibil të punës si dhe ndërrime të ndryshme në mënyrë që të zvogëloni densitetin në vend pune. Densiteti do të dohej zvogëluar në më pak se 50% të kapacitetit

  • Punëdhënësit do të duhej të kërkonin nga punëtorët që kthehen nga vende me raste të konfirmuara, apo që kanë pasur kontakte të mundshme me të infektuar gjatë udhëtimit, që të vet-karantinohen për 14 ditë para se të vijnë në zyrë. Punëtorët do të duhej të monitoronin me kujdes shëndetin e tyre, dhe të raportojnë dhe kërkojnë ndihmë mjekësore.

  • Pikat hyrëse do të duhej të kishin persona të pajisur me termometër me infrared.

  • Matni temperaturën e punëtorëve në baza ditore dhe sigurojuni atyre maska aty ku afërsia me të tjerët nuk mund të shmanget [1]

  • Organizoni hyrjen në ndërtesë ashtu që të promovoni larjen e duarve me të hyrë në ndërtesë dhe vendosni sanitizues të duarve në hyrje të zyres.

  • Organizoni punëtorët ashtu që të evitohet mundësia e grumbullimit në ashensorë. Ashensorët nuk do të duhej të ngarkoheshin me më shumë se gjysma e kapaciteteve të tyre

  • Sigurohuni që vendi i secilit punëtorë të jetë larg tjerëve së paku një metër, dhe që hapësira punuese e secilit individ të jetë rreth 2.3 metra katror. Për zyret me numër të madh njerëzish, këto udhëzime minimale do të duhej të rriteshin tutje

  • Dezinfektoni zonat publike, vendet me frekuentim të shpeshtë, sipërfaqet që preken shpesh

  • Nëse kondicioneri i ajrit është i domosdoshëm, ç'aktivizoni riqarkullimin e ajrit të brendshëm. Në baza javore pastroni/dezinfektoni/zëvendësoni komponentet kyçe dhe filterët.

  • Mbani distancë prej një metre kur të hani dhe mos u ulni përballë njëri tjetrit. Ndani enët për secilin dhe dezinfektoni ato shpesh. Stafi i kafeterisë do të duhej të ketë kontrolle mjekësore të shpeshta

  • Promovoni porositjen e ushqimit në zyrë në vend se të dilni jasht për të ngrënë. Mundësoni që porositë për ushqim të bëhen lehtë dhe siguroni një vend higjienik dhe pa linja pritjeje ku ushqimi mund të sillet dhe merret pa pas kontakt.

  • Shqyrtoni se si punëtorët vijnë në vend pune dhe zhvilloni rekomandime duke përfshirë shmangien e transportit publik dhe higjienën e kujdeshme duke përfshirë mos prekjen e sipërfaqeve, pastrimin e duarve, dhe mbajtjen e maskave në zona me rrezik të lart

  • Përgjegjësitë për implementimin e politikave për siguri kundër Koronavirusit do të duhej të ishin të kjarta dhe të imponueshme

Shërbimet për masën (retail) dhe hoteleria

  • Industritë me kontakt të shpesht mund të përshkojnë pengesa të ashpra. Intervenimet e hershme dhe efektive mund të zbusin por nuk do të eliminojnë rrezikun nëse nuk implementohen në tërë shoqërinë

  • Është me shumë rëndësi që individëve që kanë punë që përfshinë shumë kontakt me të tjerët t'u mundësohet pushimi edhe nëse simptomat e tyre janë të një ftohjeje të rëndomtë

  • Mbani evidencë të qartë të kontakteve secilën ditë. Në rast se shfaqet ndonjë i infektuar atëherë biznesi do të ishte në gjendje të alarmoj të gjith që mund të jenë ekspozuar në mënyrë që të minimizohet rreziku dhe të zbutet dëmi i shkaktuar ndaj punëtorëve dhe klientëve.

  • Duhet zhvilluar metoda të të bërit biznes pa kontakt, duke përfshirë:

    • Dritare prej nga mushteritë mund të shërbehen pa hyrë në ambientin tuaj, dorëzim, dhe marrje e gatshme e porosisë duke u siguruar për hapësirë adekuate për ata që presin në rrallë

    • Shërbimet drive-by

    • Dorëzim gjësendesh në shtëpi, pa kontakt

1. Përdorimi i maskave po debatohet. Ne vërejmë që: (1) Secili individ që ka madje edhe simptomat më të buta do të duhej t'i shmanget kontaktit me të tjerët dhe do të duhej të mbaj maskë kur ka kontakt të domosdoshem publik apo privat me të tjerët. (2) Mbajtja e maskës do të duhej të jetë e pranueshme në hapësira publike që të parandalohet mundësia që ata që janë të sëmurë të hezitojnë ta mbajnë atë apo të ndjehen të stigmatizuar për shkak të mbajtjes së saj. (3) Edhe pse maskat nuk garantojnë siguri për një individ të shëndetshëm dhe furnizimi me to mund të jetë i kufizuar për shkak se shërbimet mjekësore kanë më shumë nevojë për to, përdorimi i maskave aty ku nuk mund t'i shmangemi afërsis me të tjerët që mund të jenë të infektuar zvogëlon në mënyrë dramatike mundësinë e infektimit. (4) Për ata që janë mbi 50 vjec apo kanë vështirësi ekzistuese shëndetësore, si dhe për ata në zonat me rrezik të lart, kostoja e lartë e të qenit i infektuar arsyeton mbajtjen e maskës.